@!$~~~Lirim-Ks~~~$!@

  Kallmeti Online(Forumi Kallmetor Online) Sporti,shkenca,informatike => Shkenca => Teme e nisur nga: Kallmeti & Lek Gjoka ne Korrik 20, 2009, 05:29:44 PD
Titulli: Zbritja në Hënë e "Apollo 11", realizim i një ëndërre të njerëzimit
Posuar nga: Kallmeti & Lek Gjoka ne Korrik 20, 2009, 05:29:44 PD Zbritja në Hënë e "Apollo 11", realizim i një ëndërre të njerëzimit
Majk O'Sallivën
Zëri i Amerikës
18-07-2009
   

Zbritja në Hënë e ekuipazhit të "Apollo 11" me 20 korrik 1969 ishte kulmi një ëndërre të shumëpritur. Kjo arritje madhështore shënoi edhe përfundimin e një faze të programit amerikan të hapësirës dhe fillimin e një tjetre. Suksesi i misionit "Apollo 11" hapi perspektiva të reja për misionet e ardhshme të Nasës.

Misioni zgjeroi aftësitë njerëzore dhe ofroi një pamje të Tokës nga një perspektivë e re. Amerika u krenua me këtë arritje, pasi ajo kishte mbetur pas Bashkimit Sovjetik në ditët e para të garës së hapësirës.

Jim Burke ka qënë inxhinier i Nasës dhe ishte pjesë e garave fillestare.

“Ishim në një garë paqësore por shumë të fortë me një kundërshtar të papërkulshëm i cili ishte i etur për të arritur para nesh në çdo destinacion të ri të sistemit diellor . Ishte një garë e shkëlqyer dhe tejet entuziasmuese në të dy anët.”- kujton ai.

Amerika u përqedrua në fluturimet hapësinore me njerëz me pesë misione në Hënë, që përfunduan në 1972.

Si SHBA, ashtu edhe Bashkimi Sovjetik vazhduan gjithashtu programet hapësinore pa njeri. Ata dërguan sonda në pikat më të largëta të sistemit diellor dhe më pas zbritën paisje robotike dhe eksploruese në planetin Mars. Teleskopi Hubble në orbitën përreth Tokës ka dërguar foto spektakolare të sistemeve yjesh tejet të largëta

Në 1980, Shtetet e Bashkuara i kufizuan fluturimet në hapërsirë pas ekuipazh vetëm në orbitën e tokës, fillimisht me programin e anijeve për vajtje ardhje në hapësirë, dhe duke filluar në 1998, me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Në këtë projekt përfshihen Shtetet e Bashkuara, Rusia, Japonia, Kanadaja, Brazili dhe 11 vende evropiane.

Dy aksidente tragjike ndryshuan programin amerikan të hapësirës. Anija "Challenger" u shkatërrua pas ngritjes në 1986, duke vrarë të 7 astronautët dhe "Columbia" u shkatërrua gjatë kthimit në Tokë në 2003, me 7 astronautë në bord.

Në Shoqërinë Planetare në Pasadena, Kalifornia, drejtori ekzekutiv Louis Friedman thotë se aksidentet çuan në kontrolle dhe pavarësisht aksidenteve, një angazhim të eksplorimeve njerëzore përtej orbitës së Tokës.

“Njerëzit janë eksploratorë. Ndaj idetë pas kësaj, kostoja dhe rreziqet kërkojnë një destinacion, sepse duhet të eksplorojmë botë të reja.”- thotë ai.

Në vitin 2004 presidenti Xhorxh Bush njoftoi një synim të ri për rikthimin në Hënë deri në 2020. Dhe me Hënën si bazë, dërgimin e njeriut në Mars pas viteve 2030.

“Një hap i vogël për njeriun, po një kapërcim gjigand për njerëzimin”...- do të thoshte njeriu i parë në Hënë, Neal Armstrong. "Misionet Apollo hapën perspektiva të reja. Apollo ishte një demostrim se njerëzimi nuk është i lidhur përgjithmonë tek ky planet”, - tha ai.

Edhe vendet e tjera u bashkuan në eksplorimin e hapësirës. Astronauti i parë kinez fluturoi në orbitën e tokës në 2003. Ndërsa një sondë indiane u ul në Hene nëntorin e kaluar.

Louis Friedman thotë se trashëgimia e Apollos për garë paqësore ka vazhduar, por gjithashtu ka hapur rrugën për bashkëpunim, ndërkohë që njerëzimi zgjeron njohuritë për Tokën dhe hapësirën.//lk

Titulli: Zbritja në Hënë e "Apollo 11", realizim i një ëndërre të njerëzimit
Posuar nga: Kallmeti & Lek Gjoka ne Korrik 20, 2009, 05:30:46 PD Astronautët e anijes "Endeavour" nisën ecjen e parë në hapësirë

Zëri i Amerikës
18-07-2009
   

Astronautët e anijes amerikane të hapësirës Endeavour kanë filluar ecjen e parë për të përfunduar ndërtimin e laboratorin japonez në hapësirë.

Dave Holf dhe Tim Kopra po kryejnë ecjen për të ndihmuar ekuipazhin të instalojë një platformë të jashtme që do të lejojë shkencëtarët të kryejnë eksperimente në vakumin e hapësirës.

Për të kursyer kohë, të dy astronautët e kaluan natën mbrëmë në hyrjen e stacionin orbital.

Ecja e tyre është e para nga pesë të planifikuarat për misionin 11 ditor të Endeavourit.

Anija u ankorua dje në stacionin orbital ndërkombëtar pas një udhëtimi dy ditor nga Toka.

Titulli: Zbritja në Hënë e "Apollo 11", realizim i një ëndërre të njerëzimit
Posuar nga: Kallmeti & Lek Gjoka ne Korrik 20, 2009, 09:27:27 PD (http://www.top-channel.tv/foto/lajme/hena-njeriu.jpg)
40 vjet me pare njeriu shkeli Henen
20/07/2009 09:30

40 vjet me pare njeriu shkeli Henen
Sot mbushen 40 vjet qe nga dita kur njerezimi pushtoi Henen. Me 20 korrrik 1969, astronautet e  misionit "Apollo 11" shkelen Henen duke shenuar nje hap historik por dhe perspektiva te reja per misionet e njeriut ne hapesire.

“Eshte nje hap i vogel per njeriun por gjigand per njerezimin”. Me keto fjale u shpreh Neil Armstrong, astronauti i pare qe vinte kemben  ne Hene. Ne Uashington ishte ora 22:56. Ne ate kohe Amerika u krenua me kete arritje, pasi ajo kishte mbetur pas Bashkimit Sovjetik ne ditet e para te gares se hapesires.

Ne 40  vjetorin e zbritjes ne Hene, NASA riperpunoi imazhet e paharruara te atij momenti duke sjelle nje figure me te qarte te ngritjes se flamurit amerikan ne satelitin e vetem natyror te Tokes

Titulli: “Pushtimi’ i Henes, emocione edhe ne Shqiperi
Posuar nga: Kallmeti & Lek Gjoka ne Korrik 20, 2009, 09:28:10 PD
“Pushtimi’ i Henes, emocione edhe ne Shqiperi
20/07/2009 16:20

“Pushtimi’ i Henes, emocione edhe ne Shqiperi
Zbritja e njeriut te pare ne hene ne 20 korrik te vitit 1969, ngjarje qe ndryshoi historine e botes eshte ndjekur me interes edhe ne Shqiperi.

Ndonese regjimi nuk e pasqyroi kete moment historik, orari i vone, 4.56 e mengjesit te dates 21 korrik nuk i ka penguar shume njerez ta ndjekin ate ne kanalin e RAI-t, televizionit italian.

Per Halil Sykjen, studentin e porsadiplomuar ne fizike, 20 korriku i vitit 1969 do te mbetet nje nga ditet me emocionuese.

“Me kujtohet se e kemi ndjekur hap pas hapi edhe hapin e vogel, por historik te Armstrong”, thote Sykja.

Per here te pare njeriu shkeli ne Hene, duke shembur nje nga barrierat me te medha te njerezimit. Ndryshe nga hamendjet,  atje u konstatua se nuk kishte gjallesa dhe bime dhe as oksigjen.

Endrra e njerezimit mbetet eksplorimi i planeteve te tjera, nje aventure qe do te zgjase gjate, por qe mban gjalle kureshtjen nese ka jete ne planete te tjera. Per kete kerkohen investime te medha dhe shume kurajo.

Sot kane kaluar, 40 vjet qe kur Apollo 11 zbriti ne Hene dhe austronautet amerikane vendosen flamurin e tyre atje.

Titulli: Hena, “mike” e mire edhe per kafshet
Posuar nga: Kallmeti & Lek Gjoka ne Korrik 20, 2009, 10:48:36 PD (http://www.top-channel.tv/foto/lajme/Hena.jpg)

Hena, “mike” e mire edhe per kafshet
20/07/2009 14:20

Hena, “mike” e mire edhe per kafshet
Hena nuk eshte vetem nje satelit i thjeshte per Token dhe krijesat e saj, por ajo simbolizon dicka me te madhe qe lidhet me gjendjen shpirterore te njerezve por edhe te kafsheve.

Hena nuk magjeps vetem njerezit sepse edhe kafshet jane te ndikuara nga cikli i satelitit tone te vetem natyror. Rachel Grant nga Open University pohon se amfibet i perdorin ciklet e Henes per te caktuar takimet e tyre.

Kjo vlen edhe per disa lloje insektesh, numri i te cilave mund te jete shume i madh duke pare se nuk eshte studiuar sjellja e te gjitha familjeve. Por Hena eshte nje “mik” i mire edhe per zogjte detare, te cilet shfrytezojne vezullimin e saj per te gjuajtur peshq gjate

Titulli: Armstrong: Gara në hapësirë i shërbeu një qëllimi të vlefshëm
Posuar nga: Kallmeti & Lek Gjoka ne Korrik 21, 2009, 02:28:37 MD Armstrong: Gara në hapësirë i shërbeu një qëllimi të vlefshëm

Zeri i Amerikës
20-07-2009
   

Neil Armstrong, njeriu i parë që shkeli në Hënë, tha se gara e hapësirës në vitet 50 dhe 60, ishte shembull i konkurrencës paqësore mes dy superfuqive rivale. Astronauti legjendar i bëri komentet mbrëmë   në Muzeun e Hapësirës në Uashington me rastin e 40 vjetorit të shkeljes së tij në sipërfaqen e Hënës gjatë misionit Apollo 11.


(http://www.voanews.com/albanian/images/neil.jpg)
             Neil Armstrong
Komandanti i misionit Apollo 11, Neil Armstrong do të mbahet mend gjithmonë për zbritjen e parë në Hënë si dhe për fjalët e tij të pavdekshme:

"Një hap i vogël për njeriun, një kapërcim i madh për njerëzimin."

Ai thotë se gara e hapësirës mes Shteteve të Bashkuara dhe ish Bashkimit Sovjetik e cila kulmoi me misionet Apollo i shërbeu një qëllimi të vlefshëm.

"Kjo ishte gara paqësore më sublime: Shtetet e Bashkuara ndaj Bashkimit Sovjetik. Ishte garë intensive. Ajo i lejoi të dyja palët të ndiqnin rrugën fisnike që kishte si objektiv shkencën, dijen dhe eksplorimin. Në fund të fundit, ajo solli atë mekanizëm që çoi në bashkëpunim mes dy ish armiqve. Në këtë kuptim, ky ishte një investim i jashtëzakonshëm kombëtar për të dyja palët."

Imazhet e Armstrongut dhe të pilotit të modulit hënor, Edwin "Buzz" Aldrin mbi sipërfaqen e Hënës u panë nga më shumë se gjysmë miliardi njerëz në Tokë. Edhe sot, misioni Apollo 11 mbetet një ndër arritjet më të mëdha teknologjike të njerëzimit.

Në Muzeun e Hapësirës, Aldrin bëri një thirrje pasionante për rigjallërimin e programit amerikan të hapësirës dhe për dërgimin e njeriut në planetin Mars.

"Amerikë, a vazhdon të kesh ëndrra të mëdha? A beson ende në veten?  A je e gatshme për një sfidë të madhe kombëtare? I bëj thirrje brezit të ardhshëm dhe udhëheqësve tanë politikë të japin këtë përgjigje: “Po, ne mundemi!""

Zbritja në Hënë shënoi fitoren e Amerikës në garën e hapësirës gjatë Luftës së Ftohtë.

Kjo garë filloi në vitin 1957 kur Bashkimi Sovjetik lëshoi në orbitë satelitin Sputnik 1. Kjo bëri që Presidenti Kenedi të shpallte në vitin 1961 premtimin për të dërguar brenda asaj dekade njeriun e parë në Hënë, premtim i cili u realizua si sot 40 vjet më parë, më 20 korrik 1969.

Për udhëtimin në Hënë u zgjodhën tre astronautë: Armstrong, Aldrin dhe Michael Collins. Ishte një udhëtim plot rreziqe që do t’i fuste të tre ata në histori.

Pas një udhëtimi prej 4 ditësh, të tre hynë në orbitën e Hënës. Në një moment, moduli hënor i quajtur Eagle – Shqiponja, u shkëput nga anija e hapësirës dhe filloi uljen drejt Hënës. Në bord ishin Armstrong dhe Aldrin.

Pas një uljeje dramatike, duke shmangur një krater të thellë, Armstrong hodhi hapin e parë në Hënë dhe bëri përshkrimin e parë të sipërfaqes së shkretë dhe me pluhur mbi të cilën kishte shkelur. Dy astronautët mahnitën botën me ato pak orë që kaluan në Hënë duke bërë eksperimente dhe fotografi.

Miliona njerëz e ndoqën uljen në Hënë në televizorët bardhë e zi të kohës.

Sot, pas 4 dekadash, Amerika aspiron të kthehet në Hënë dhe planet janë që deri në vitin 2020 të dërgohet përsëri njeriu në sipërfaqen e saj por kësaj here të ngrihet atje një bazë.

Këto plane bazohen në ndërtimin e raketave të reja shumë më efikase se sa apo që u përdorën për misionin Apollo.

Por sytë e optimistëve nuk janë të drejtuar vetëm nga Hëna. Në Konferencën që u mbajt mbrëmë këtu në Uashington për nder të 40 vjetorit të zbritjes së njeriut në Hënë, Buzz Aldrin tha se Armstrongu u ul në Hënë 66 vjet pas fluturimit të parë me aeroplan të realizuar nga vëllezërit Wright. Tani, tha ai, detyra e njerëzimit është të ulet në planetin Mars 66 vjet pas zbritjes në Hënë. Gjë që do të realizohej në vitin 2035

Titulli: Zbulohet vrime ne Hene
Posuar nga: Kallmeti & Lek Gjoka ne Tetor 23, 2009, 10:43:30 MD (http://www.top-channel.tv/foto/lajme/Hena-vrime.jpg)
Zbulohet vrime ne Hene
23/10/2009 16:30

Zbulohet vrime ne Hene
Kane gjetur nje vrime ne Hene dhe e kane fotografuar. Behet fjale per zbulimin e pare qe eshte bere pas disa vite hipotezash dhe kerkimesh ne fotografite e mbledhura ne thuajse gjysme shekulli eksplorimesh hapesinore.

Gjithe merita i shkon sondes japoneze “Kaguya” e cila per dy vjet deri ne qershorin e shkuar, ka filmuar vazhdimisht siperfaqen e satelitit te Tokes.

Ne kete menyre hapen mundesite e para ne kuader te kolonizmit te trupit qiellor. Vrima ndodhet ne nje zone vullkanike ne kodrat “Marius Hill” dhe ka nje diameter prej 65 metrash.

Vrimat qe gjenden ne siperfaqe mund te perdoren si rezidenca per astronautet.

Ne Hene ekziston problemi i rezatimeve nga te cilat eksploruesit duhet te mbrohen dhe nje nga zgjidhjet eshte strehimi ne vrimat e siperfaqes henore.

Picture
Paragraph.

Shkenca Ne Rusi
Nee Rusi shkencaret ruse kan gropuar token 15 km fell per te shikuar nje pllake
Qe te dijne Per vullkanin dhe pos aparatave Kishin vene edhe aparatin e ingjizimit
Ne thellsi Degjoheshin Disa zerar Ku zoti e Paralajmron Njerziin qe te mos çmend


Se nje dite ka me u bo kijamet ne Akullnaja jan duke u bere disa hulumtime te cilat

Tregojne se po shkrihen dhe ato mund ta vershojn te gjithe boten nese shkrihen te

gjitha ndokush nuk beson po une nuk po ju them une i kam marre ne nje web rus

ku i kam perkthyer pej Ruses ne Gjuhe Shqipe dhe ju beni mire qe te beni sa me mi

re sepse mos te vine deri tek ne Keto Pasoja vetem ni pasoj na ka dergu zoti ai esht

Gripi i Derrave ah1n1 dhe a edini shkaqin per qfare e ka quar per çmendjen e njerz
ve te cilet bejne gjerat me te kqija ne bote ne shpresojme ne te ardhemn qe ti ndegjo
jme kush e ka mire e jo ti ndegjojme ata qe nuk dine asgje une e mbylli temen me k
aq shpresoj qe ti beni sa ma mire gjerat apo jo mos te keqsohet gjendja jone ne ke
te Plaanett www.Lirim-Ks.weebly.com Gjithqka ketu...